Presidentja thyen rregullat, hyn ne te kuqen ne semafor(Foto)

Për presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe shoqëruesit e saj nuk vlejnë rregullat në komunikacion. Pak para orës 14:00, ajo kaloi rrugën në këmbë, tek Pallati i Rinisë, ndonëse semafori sinjalizonte se këmbësorët pavarësisht postit e kishin të ndaluar të kalonin. E kur fotoreporteri i Indeksonline Blerim Uka, i fotografoi ata duke shkelur ligjin për komunikacion, kjo nuk i pëlqeu eskortës së shefes së shtetit. Bile atë e ndaluan rreth 20 minuta dhe e kërcënuan se do t’ia marrin kamerën. “Fshij të gjitha fotot, përndryshe do ta marrim edhe aparatin”, i kishte thënë Ukës truproja e presidentes. Ai kishte kërkuar nga kolegët e tij që ta mbikëqyrin dhe mos ta lë lëshojnë pa i fshirë fotot. “Derisa isha në sheshin Zahir Pajaziti, presidentja Atifete Jahjaga, kalonte në këmbë, dhe mua si fotograf më ka bërë përshtypje shëtitja e saj e gjatë nëpër qytet. Me ç’rast fillova ta fotografoj. Më kanë ndalur, m’i morën dokumentet, më kanë pyetur se ku punoj, u kam treguar. Kanë kontaktuar këshilltarin e saj Arbër Vllahiun. Me Vllahiun kanë folur disa minuta, dhe pas bisedës më kanë thënë se nuk kam drejtë që ta fotografoj presidenten jashtë zyres së saj, kështu më ka thënë truproja. Sipas truprojës këtë ua ka thënë këshilltari Vllahiu”, ka theksuar fotoreporteri Blerim Uka. I kontkaktuar nga Indeksonline, këshilltari i Presidentes Jahjaga Arbër Vllahiu, ka thënë se për një çështje të tillë, rregullat i vendosin njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentës, më konkretisht Policia e Kosovës. “ Kanë qenë njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentes. Drejtojuni atyre”, ka thënë Vllahiu për Indeksonline. Ai mohon të këtë dhënë urdhër truprojave të presidentes. “Unë kam kontaktuar me ta, por nuk u kam dhënë asnjë urdhër apo sugjerim për të penguar fotografin në punën e tij ”, tha Vllahiu Nga ana tjeter, zedhënsi i policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se zyrtarët policor të mbrojtjes për shkaqe të sigurisë e kanë ndaluar fotografin. Kelani, nuk ka dashur të komentojë kërcenimet ndaj fotografit Blerim Uka. “Mund të konfirmojmë se zyrtaret policor të mbrojtjes së afërt të cilet kanë qenë në sigurim të presidentes për shkaqe të sigurisë se vet personalitetit e kanë ndaluar një person për identifikim dhe të njëjtin pas identifikimit e kanë liruar”, ka theksuar Kelani./Indeksonline/

U pa edhe kjo në futboll

Në futbollin zvicëran këtë javë u pa edhe diçka e çuditshme. Nuk është më ketri në fushë, por gjesti i dy tifozëve zvicëran në ndeshjen mes Grasshoppers dhe St Gallen. Dy tifozë të skuadrës lidere në Zvicër, Grasshoppers festuan fitoren e skuadrës së tyre në një vaskë të drurit të mbushur me ujë të nxehtë. Tifozët vazhdonin të relaksoheshin në vaskë të shoqëruar me nga një birrë të ftohtë. Kur skuadra e tyre shënonte, lojtarët afroheshin tek ta për të festuar golat./Indeksonline/

Gjest i ulët i Ozilit (Video)

Futbollistët e Real Madridit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Celta Vigos me rezultat 2:1, kurse fundi i ndeshjes ka shënuar gjest të ulët të futbollistit të Realit, Mesut Ozil. Kamerat në stadium e kanë kapur Mesut Ozilin derisa hedh një fanellë të Celtas në tribuna, pasi që paraprakisht e kishte ndërruar me një futbollist vendas. (ORAinfo)

Renditja Botërore e Klubeve,ja kush kryeson

World Football Clubs Ranking ka publikuar sot renditjen e përgjithshme për klube në rang botërorë. Në krye të klasifikimit është Real Madrid e jo Barcelona siç jemi mësuar ta shikojmë këto vitet e fundit. Barcelona ndodhet në fund të podiumit pasi në vend të dytë është Bayern Munchen. Manchester United ka zbritur në vend të 4-tërt e ndjekur nga Borussia Dortmund dhe Juventus i cili ka ngjitur 5 shkalle. Në dhjetë më të mirat kemi edhe dy skuadra Portugeze, Porto dhe Benfika respektivisht në vend të 7-të dhë 9-të në mes tyre është Manchester City i cili ka zbritur tre vende. Top 10-tën e mbyll Milani i cili ka humbur 4-tër vende në renditje./albeu.com/

Si ta dhezim traktorin pa qelsa (Made in Kosova) (VIDIEO)

Shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të femrave

Shumica e njerëzve konsiderojnë se janë persona të sinqertë dhe se gënjejnë vetëm kur është e domosdoshme, ose dhe për ta mbrojtur dikë. Në bashkëshortësi ndërkaq, gënjeshtrat janë të përditshme – dhe ekzistojnë arsye të shumta pse ndodhë asisoj. Megjithatë, gënjeshtrat e vogla nuk bëjnë dëm, apo jo? Pa marrë parasysh se çfarë mendoni rreth kësaj dukurie, lexoni në vijim se çfarë gënjeshtrash shfrytëzojnë gratë për t’i ‘manipuluar’ bashkëshortët e tyre. Në vijim ju prezantojmë shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të tyre… 1. Nuk jam e hidhëruar Natyrisht që është e hidhëruar, dhe kjo vërehet në fytyrën e saj – mirëpo nuk dëshiron të pranojë të vërtetën, sepse në ato momente, nuk është e gatshme të fjaloset. 2. Nuk më intereson! Kjo është e ngjashme me atë ‘nuk jam e hidhëruar’. Natyrisht që i intereson – përndryshe nuk do ta përmendte atë gjë. Shikojeni shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e gjymtyrëve të saj. 3. Nuk kam ngrënë tërë ditën Hmm, një shpjegim më i saktë do të ishte se ka ngrënë pak sallatë, fruta, por edhe një copë pice ose çokollate ‘për shkak të stresit të përjetuar gjatë ditës në punë…’ 4. Do të mbaj dietë Duket sikur gënjen kur thotë – ‘qysh prej nesër do të filloj me dietë’. Ndërkaq, të nesërmen qëllon ditëlindja e ndonjë shoqeje, ose ndonjë arsye edhe më banale, që e shtyn fillimin e dietës. 5. Ishte në lirim Nëse e pyesni gruan sa ka kushtuar bluza e saj, çanta, apo edhe këpucët – gjëja e parë që do ta dëgjoni është arsyetimi i llojit: jo shumë, ishte në lirim. Në fakt, për të ka rëndësi vetëm çmimi i majmë dhe kombinimi i përkryer me gardërobën e saj. 6. Fëmija kishte nevojë… I ka blerë edhe një palë këpucë tjera për djalin/vajzën, sepse ato të mëhershme nuk ishin të bukura për raste solemne. Kjo gjë për gjininë mashkullore është e pakuptimtë – dhe këtu dallojnë këto dy gjini. 7. Kjo më kombinohet me gjithçka Kur një grua blen një rrobë dhe dëshiron të arsyetohet për çmimin që e ka paguar, ajo do të thotë se rroba e blerë i kombinohet më të gjithë gardërobën që i posedon – që, natyrisht nuk është e vërtetë. /Dukagjini.com

Stupcat- Egjeli- pjesa 12(Video)


Video streaming by Ustream