Presidentja thyen rregullat, hyn ne te kuqen ne semafor(Foto)

Për presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe shoqëruesit e saj nuk vlejnë rregullat në komunikacion. Pak para orës 14:00, ajo kaloi rrugën në këmbë, tek Pallati i Rinisë, ndonëse semafori sinjalizonte se këmbësorët pavarësisht postit e kishin të ndaluar të kalonin. E kur fotoreporteri i Indeksonline Blerim Uka, i fotografoi ata duke shkelur ligjin për komunikacion, kjo nuk i pëlqeu eskortës së shefes së shtetit. Bile atë e ndaluan rreth 20 minuta dhe e kërcënuan se do t’ia marrin kamerën. “Fshij të gjitha fotot, përndryshe do ta marrim edhe aparatin”, i kishte thënë Ukës truproja e presidentes. Ai kishte kërkuar nga kolegët e tij që ta mbikëqyrin dhe mos ta lë lëshojnë pa i fshirë fotot. “Derisa isha në sheshin Zahir Pajaziti, presidentja Atifete Jahjaga, kalonte në këmbë, dhe mua si fotograf më ka bërë përshtypje shëtitja e saj e gjatë nëpër qytet. Me ç’rast fillova ta fotografoj. Më kanë ndalur, m’i morën dokumentet, më kanë pyetur se ku punoj, u kam treguar. Kanë kontaktuar këshilltarin e saj Arbër Vllahiun. Me Vllahiun kanë folur disa minuta, dhe pas bisedës më kanë thënë se nuk kam drejtë që ta fotografoj presidenten jashtë zyres së saj, kështu më ka thënë truproja. Sipas truprojës këtë ua ka thënë këshilltari Vllahiu”, ka theksuar fotoreporteri Blerim Uka. I kontkaktuar nga Indeksonline, këshilltari i Presidentes Jahjaga Arbër Vllahiu, ka thënë se për një çështje të tillë, rregullat i vendosin njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentës, më konkretisht Policia e Kosovës. “ Kanë qenë njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentes. Drejtojuni atyre”, ka thënë Vllahiu për Indeksonline. Ai mohon të këtë dhënë urdhër truprojave të presidentes. “Unë kam kontaktuar me ta, por nuk u kam dhënë asnjë urdhër apo sugjerim për të penguar fotografin në punën e tij ”, tha Vllahiu Nga ana tjeter, zedhënsi i policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se zyrtarët policor të mbrojtjes për shkaqe të sigurisë e kanë ndaluar fotografin. Kelani, nuk ka dashur të komentojë kërcenimet ndaj fotografit Blerim Uka. “Mund të konfirmojmë se zyrtaret policor të mbrojtjes së afërt të cilet kanë qenë në sigurim të presidentes për shkaqe të sigurisë se vet personalitetit e kanë ndaluar një person për identifikim dhe të njëjtin pas identifikimit e kanë liruar”, ka theksuar Kelani./Indeksonline/

U pa edhe kjo në futboll

Në futbollin zvicëran këtë javë u pa edhe diçka e çuditshme. Nuk është më ketri në fushë, por gjesti i dy tifozëve zvicëran në ndeshjen mes Grasshoppers dhe St Gallen. Dy tifozë të skuadrës lidere në Zvicër, Grasshoppers festuan fitoren e skuadrës së tyre në një vaskë të drurit të mbushur me ujë të nxehtë. Tifozët vazhdonin të relaksoheshin në vaskë të shoqëruar me nga një birrë të ftohtë. Kur skuadra e tyre shënonte, lojtarët afroheshin tek ta për të festuar golat./Indeksonline/

Gjest i ulët i Ozilit (Video)

Futbollistët e Real Madridit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Celta Vigos me rezultat 2:1, kurse fundi i ndeshjes ka shënuar gjest të ulët të futbollistit të Realit, Mesut Ozil. Kamerat në stadium e kanë kapur Mesut Ozilin derisa hedh një fanellë të Celtas në tribuna, pasi që paraprakisht e kishte ndërruar me një futbollist vendas. (ORAinfo)

Renditja Botërore e Klubeve,ja kush kryeson

World Football Clubs Ranking ka publikuar sot renditjen e përgjithshme për klube në rang botërorë. Në krye të klasifikimit është Real Madrid e jo Barcelona siç jemi mësuar ta shikojmë këto vitet e fundit. Barcelona ndodhet në fund të podiumit pasi në vend të dytë është Bayern Munchen. Manchester United ka zbritur në vend të 4-tërt e ndjekur nga Borussia Dortmund dhe Juventus i cili ka ngjitur 5 shkalle. Në dhjetë më të mirat kemi edhe dy skuadra Portugeze, Porto dhe Benfika respektivisht në vend të 7-të dhë 9-të në mes tyre është Manchester City i cili ka zbritur tre vende. Top 10-tën e mbyll Milani i cili ka humbur 4-tër vende në renditje./albeu.com/

Si ta dhezim traktorin pa qelsa (Made in Kosova) (VIDIEO)

Shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të femrave

Shumica e njerëzve konsiderojnë se janë persona të sinqertë dhe se gënjejnë vetëm kur është e domosdoshme, ose dhe për ta mbrojtur dikë. Në bashkëshortësi ndërkaq, gënjeshtrat janë të përditshme – dhe ekzistojnë arsye të shumta pse ndodhë asisoj. Megjithatë, gënjeshtrat e vogla nuk bëjnë dëm, apo jo? Pa marrë parasysh se çfarë mendoni rreth kësaj dukurie, lexoni në vijim se çfarë gënjeshtrash shfrytëzojnë gratë për t’i ‘manipuluar’ bashkëshortët e tyre. Në vijim ju prezantojmë shtatë gënjeshtrat më të shpeshta të tyre… 1. Nuk jam e hidhëruar Natyrisht që është e hidhëruar, dhe kjo vërehet në fytyrën e saj – mirëpo nuk dëshiron të pranojë të vërtetën, sepse në ato momente, nuk është e gatshme të fjaloset. 2. Nuk më intereson! Kjo është e ngjashme me atë ‘nuk jam e hidhëruar’. Natyrisht që i intereson – përndryshe nuk do ta përmendte atë gjë. Shikojeni shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e gjymtyrëve të saj. 3. Nuk kam ngrënë tërë ditën Hmm, një shpjegim më i saktë do të ishte se ka ngrënë pak sallatë, fruta, por edhe një copë pice ose çokollate ‘për shkak të stresit të përjetuar gjatë ditës në punë…’ 4. Do të mbaj dietë Duket sikur gënjen kur thotë – ‘qysh prej nesër do të filloj me dietë’. Ndërkaq, të nesërmen qëllon ditëlindja e ndonjë shoqeje, ose ndonjë arsye edhe më banale, që e shtyn fillimin e dietës. 5. Ishte në lirim Nëse e pyesni gruan sa ka kushtuar bluza e saj, çanta, apo edhe këpucët – gjëja e parë që do ta dëgjoni është arsyetimi i llojit: jo shumë, ishte në lirim. Në fakt, për të ka rëndësi vetëm çmimi i majmë dhe kombinimi i përkryer me gardërobën e saj. 6. Fëmija kishte nevojë… I ka blerë edhe një palë këpucë tjera për djalin/vajzën, sepse ato të mëhershme nuk ishin të bukura për raste solemne. Kjo gjë për gjininë mashkullore është e pakuptimtë – dhe këtu dallojnë këto dy gjini. 7. Kjo më kombinohet me gjithçka Kur një grua blen një rrobë dhe dëshiron të arsyetohet për çmimin që e ka paguar, ajo do të thotë se rroba e blerë i kombinohet më të gjithë gardërobën që i posedon – që, natyrisht nuk është e vërtetë. /Dukagjini.com

Stupcat- Egjeli- pjesa 12(Video)


Video streaming by Ustream

Vilanova lojtarëve: Shikojeni CD-në e Stambollit! (Video)

Tito Vilanova pavarësisht problemeve me shëndet nga Amerika e largët, po mundohet që të motivoj lojtarët e Barcelonës para ndeshjes së sotme me Milanin. Trajneri spanjoll e ka porositur Jordi Rouran që në mesin e disa tretmaneve psiqike e morale për lojtarët e tij, para ndeshjes me Milanin ata duhet të shikojnë finalen e Stambollit mes Liverpoolit dhe Milanos. Vilanova i ka thënë Rouras që lojtarët duhet të shikojnë se si mposhtet Milani dhe se si me shpirt luftarak rikthehet rezultati që dukej i pamundur për tu rikthyer. Vilanova gjithashtu e ka porositur Rouran që lojtarët të futen në fushë me mendjen se rezultati është 0 me 0 dhe se asgjë nuk ka ndodhur nga ndeshja e parë. "Impossible is nothing-Asgjë s'është e pamundur" është përmbledhja që Barcelona ka në CD për lojtarët e saj të cilën më herët e kishte përdorur edhe Pep Guardiola para një ndeshje në Ligën e Kampionëve, në të cilën finale Liverpooli ka fituar ndoshta finalen më të madhe ndonjëherë që futbolli ka patur.

E mbulojne me para kengetaren Shkurte Gashi (Video)

Shkurte Gashi merr 50 000 euro bakshish (VIDEO)

Kafeneja Jonë : Kafeneja Jone: episodi 312 [ EPISODI ME I RI ]

Ja çfarë goli nuk u pranua (Video)

Një gol fantastik është shënuar në kampionatin skocez. Futbollisti i Hibernians, Leights Grifiths ka shënuar një gol tejet të bukur në ndeshjen ndaj Hearts, por që gjyqtarët nuk e panë këtë gol duke mos e pranuar. Grithits realizoj me një gjuajtje të lirë nga një distancë e largët ndërsa topi kaloj qartë vijën e portës. Pikërisht ky rast dhe raste të ngjashme kanë shtyrë UEFA-n dhe FIFA-n që të aplikojnë shpejtë teknologjinë në futboll.

Rrahje në derbin Sigal Prishtina - Trepca (Foto)

Sërish dhunë në sportin e Kosovës. Dhuna e ka përfshirë derbin e madh kosovar në mes Sigal Prishtinës-Trepçës, takim ky ishte duke u zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Deri në periudhën e tretë, kur rezultati ishte 34-35, loja shkojë mjaft mirë, mirëpo në pesë minutëshin e fundit të çerekut të tretë disa tifozë prishtinas prishen imazhin e këtij derbi pasi që nisen të sulmojnë një numër të vogël të tifozëve mitrovicas, por tifozët e Sigal Prishtinës nuk kursyen as bankinë e mitrovicasve. Në këtë përleshje u involvuan edhe disa nga basketbollistët e të dy klubeve, raporton kosovapress. Pas disa konsultimeve në mes delegatit të ndeshjes dhe gjyqtarëve si dhe drejtuesve të dy klubeve u vendos që ndeshja të ndërpritet. Duhet cekur se gjatë terë kësaj ndeshje “Plisat” nuk kursyen për asnjë moment fyerjet në adresë të mitrovicasve. Ky është një turp i madh për sportin tonë pikërisht në kohën kur ne po kërkojmë integrimin në rrafshin ndërkombëtar.

Shiko se cka ndodhi gjate lajmeve ne KTV (VIDEO)


Kjo foto ka diqka qe vetem pak njerz e kan vrejtur

Ministresha Citaku s'mun e ndal te qeshurit (VIDEO)

I dashuri shqiptar vret Bleona Qeretin

Bleona nuk gënjen… Të gjitha çfarë ka thënë deri tani i ka bërë realitet. Premtoi një bashkëpunim me Timbaland dhe e bëri. Tha se do të mbante një tur të gjatë koncertesh në Shqipëri e më gjerë dhe ashtu ndodhi. Madje në përmbyllje të tij solli si të ftuar special në Tiranë grupin e famshëm në të gjithën botën, “Gipsy King”. Së fundmi është provuar që Bleona e kishte me gjithë mend edhe kur na tregonte për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “True Justice”, ku protagonist kryesor është aktori i njohur Steven Seagal. Këngëtarja shqiptare, është shfaqur si aktore përkrah legjendës amerikane të aksionit në rolin e një fallxhoreje. Bleona shfaqet dy herë gjatë serialit. Në një prej fragmenteve ajo është e dashura e një shqiptari, të cilit i thotë se “ne jemi raca më e bukur në botë”, ndërsa në skenën tjetër, Bleona i sheh fatin Steven Seagal. Fundi i këngëtares së njohur në film është tragjik, pasi ajo vritet nga i dashuri i saj. Përkundër rolit të vogël, Bleona e ka shfrytëzuar këtë rast për të folur shqip. Secili episod i serialit të quajtur “True Justice”, për nga tematika i ngjan një filmi të veçantë, ndërsa Bleona ka aktruar në serinë me titull “Violence of Action”

Nisin bisedimet për blerjen e Ronaldos

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet tek Manchester United këtë verë. Sipas mediave angleze, United ka filluar që tani bisedimet për rikthimin e Ronaldos në "Old Trafford". Sir Alex Ferguson thuhet se do të shfrytëzoj gjigandin e veshjeve sportive "Nike", për të bërë gati buxhetin për blerjen e Ronaldos. Thuhet se Ferguson ka bërë bisedimet e parë me "Nike" të cilëve i'u ka propozuar planin dhe shumën që besohet se do të jetë e mjaftueshme për blerjen e CR7. Oferta thuhet se do ti bëhet Realit në muajin korrik, ndërsa Ferguson është i informuar se Ronaldo e dëshiron rikthimin në Manchester./Indeksonline/

Ja rekordi i ri, sigurisht MESSI (VIDEO)

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë në Evropë që ka arritur të shënoj 17 herë me radhë gol në kampionat. Lojtari më i mirë në botë u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes me La Corunjën për të shënuar golin e dytë të Barcelonës. Messi e kaloj rekordin 75 vjeçar të polakut Peterek i cili në edicionin 1937-38 kishte shënuar 16 herë me radhë në ligën polake. Me këtë gol Messi afron statistikat e tij për ti thyer rekordin vetes për më shumë gola në kampionatin spanjoll që aktualisht ka 40, ndërsa rekordi i tij është me 50 gola brenda një edicioni. /Indeksonline/

Ja pse të punësuarve në BBC u ndalohen bananet në zyre?

Rrjeti publik televiziv i Britanisë, BBC, ua ka ndaluar punëtorëve sjelljen e bananeve në hapësirat e këtij televizioni, pasi që një gazetare u ka thënë shefave të saj se, do të mund të vdiste nëse do të binte në kontakt me ketë pemë. Njoftimet ku bëhet i ditur ndalimi i konsumimit të bananeve në hapësirat e BBC-së shoqërohet me një shenjë ndalimi, raporton The Sun. “Disa njerëz mendojnë se po bëjmë diçka qesharake me këtë veprim dhe me këto njoftime, mirëpo disa njerëz tjerë mund të kenë probleme serioze nëse vijnë në kontakt me këtë pemë’, ka njoftuar BBC./Indeksonline/

Zbulohet sekreti më i madh i "magjisë" (VIDEO)

Në këtë video bëhen publike disa nga "magjitë" më kryesore që i kemi parë nëpërspektakle të ndryshme të cirkut. Aktori tregon se si bëhet shpuarja e krahut me një gjilpërë të gjatë, konkretisht tregon se si realizohet ky trik. Për më shumë, shikojeni video në vijim:

Nga sot Facebook ndryshon pamjen, ja si duket (FOTO)

Nga sot Facebook do ta ndryshojë pamjen. Bëhet fjalë për ndryshime në faqen parë në të cilën identifikohemi në këtë rrjet social. Do të ketë një filter për fotografitë nga Facebook dhe Instagram, si dhe filter për muzikë i cili na tregon se çfarë janë duke dëgjuar miqtë tuaj.|albtime|

Me ndihmën e gjarpërinjve kap lepurin (VIDEO)

Andrew Ucles nga Australia e rrezikon jetën e vet – madje edhe atëherë kur nuk është nevoja për një gjë të tillë – pasi që kohë më parë, ky person ishte përpjekur të kapte një lepur me ndihmën e gjarpërinjve helmues. Australia, përndryshe, është e njohur si vend me shtazët më të rrezikshme në botë, ku jetojnë një numër i gjarpërinjve shumë helmues. Pasi që i pëlqejnë aventurat, Andrew kishte vendosur të kapte një prej lepujve me dinak në botë – dhe atë në mënyrën më të pazakonshme që ekziston. Ky djalosh, me këtë rast, ka shfrytëzuar dinakërinë – dhe me gjarpër helmues ishte përpjekur të kapte lepurin. Se sa ka pasur ai fat, shikojeni në video-materialin e postuar në vijim. /Dukagjini.com

Fytyrat e ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës.(FOTO-LAJM)

Fotograf Lalage Snow mori një udhëtim 8-mujor në Afganistan, me portrete të ushtarëve britanikë para, gjatë dhe pas shërbimit të tyre në zonën e luftës. Në disa fotografi mund ta shihni transformimin e qarte e djemvje nga nje djalosh i pa fajshem, ne luftetar e me pas nje burre.

Messi do të largohet nga Barcelona, ja ku do te shkoj..

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë të ditur se në një të ardhme do të largohet nga Nou Camp për të kaluar në radhët e skuadrës, Newell’s Old Boys ku edhe e nisi karrierën e tij. “Nuk e di se kur do të ndodh, por sigurisht se do të luajë për Newell’s Old Boys. Dua të luaj në ligën e Argjentinës sepse ajo ka rëndësi të madhe për mua”, deklaroi Messi për mediet argjentinase. Messi u largua nga qyteti i tij i lindjes Rosario në vitin 2000 si 13 vjeç, dhe iu bashkua Barcelonës. Ai ka kontratë me gjigantin katalan deri më 2018, kur do të jetë 31 vjeç. Me fanellën e Barcelonës ka zhvilluar 369 ndeshje, shënoi 303 gola dhe fitoi 17 tituj përfshirë tre herë Ligën e Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës.

Shikoni se Ku i jet Traktori (video)

Po bënte dashuri pas një peme, e pëson nga luani

Një grua gjeti vdekjen, ndërsa u sulmua nga një luan në kohën që po bënte dashuri me të dashurin pas një shkurreje në Afrikë. Sharai Mawera ishte duke shijuar një moment pasioni me të dashurin e saj, kur luani ka ardhur nga mbrapa, duke iu hedhur menjëherë në qafë. Partneri i saj, i cili nuk është identifikuar mësohet se ka vrapuar i zhveshur në një përpjekje për të dhënë alarmin sa më shpejt. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka mundur të qëllojë dot mbi kafshën, transmeton Panorama. Sipas dëshmitarëve viktima dhe i dashuri i saj, një peshkatar, takoheshin shpesh në këtë vend pasi ishte i preferuari i tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin e Kariba, në Zimbabven veriore.

Fëmija fluturon nga kati i tretë, bie sërish në këmbë (Video)

Një 4-vjeçar nga Kolorado ka pasur dëshirë të madhe për të bërë një lojë paksa të rrezikshme. Dylan Hayes, pak ditë më parë, ka arritur të hidhet nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë së tij. Vogëlushi, jo vetëm që nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por në mënyrë të pabesueshme ra në këmbë. Sipas asaj që tregon e ëma, Dylan duhet të jetë kacavirrur te divani që ajo e kishte afruar me dritaren për të pastruar tapetin. Fëmija, me synimin për t’u bërë si “Superman”, duhet të ketë arritur të fluturojë nga dritarja, për të rënë në tokë pa pësuar asgjë, edhe pse bëri disa salto.

Së shpejti iPhone 6 do ta keni në duar

IPhone 6 është duke u përgatitur për të hyrë në treg në fillim të qershorit.Ekspertët gjithashtu tregojnë se celulari do të jetë i pajisur me një aparat HD super. IPhone 6, gjithashtu i quajtur jozyrtarisht e 5s iPhone, do të jetë shtëpi për një ekran 4.8-inch, deri nga katër-inch. Apple është duke menduar gjithashtu për të bërë celularin e shtatë të gjeneratës së saj në dispozicion në një mori mundësish të reja, duke përfshirë edhe ngjyra rozë, të verdhë, blu, jeshile, të purpurt, të kuqe dhe argjendi, propozoj./fish media/

Kjo është dashuri: E mbron me trup veturën nga breshëri

Kjo eshte dashuri e paster per makinen. Nje burre ka hypur siper makines se tij dhe e mbron ate nga shiu bresher , duke mos e lene te qendroj siper makines por per ta nxjerrur jashte

Fëmija fluturon nga kati i tretë, bie sërish në këmbë (Video)

Një 4-vjeçar nga Kolorado ka pasur dëshirë të madhe për të bërë një lojë paksa të rrezikshme. Dylan Hayes, pak ditë më parë, ka arritur të hidhet nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë së tij. Vogëlushi, jo vetëm që nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por në mënyrë të pabesueshme ra në këmbë. Sipas asaj që tregon e ëma, Dylan duhet të jetë kacavirrur te divani që ajo e kishte afruar me dritaren për të pastruar tapetin. Fëmija, me synimin për t’u bërë si “Superman”, duhet të ketë arritur të fluturojë nga dritarja, për të rënë në tokë pa pësuar asgjë, edhe pse bëri disa salto.

8-vjeçarja nget një Audi me 100 kilometra në orë (VIDEO)

Video ku një 8-vjeçare nget një makinë Audi me 100 km/h po bën xhiron e botës. Babai i saj i cili ndodhet në sediljen e pasagjerit nuk shqetësohet se mund tju ndodhë ndonjë gjë ndërsa nëna e vajzës filmon gjithçka. “Ec ec shtoje shpejtësinë, coje të paktën në 100 km/h, mos ki frikë” urdheron babai të bijen. 8-vjeçarja ka ecur për rreth 5 minuta me makinë në rrugët e Shën Petërburgut në Rusi.

Modelja braziliane rrezohet keq, por shikoni si reagon (Video)

Të nderuar, kështu fitohet bastorja, ja sa fitoi (Foto)

Të shumtë kanë qenë ata që dje janë “djegur” nga bastoret. Skuadrat favorite për të fituar, mbrëmë dështuan. Dështoi City, Reali, ndërsa pati shumë barazime mes skuadrave. Por dita e martë ishte fatlume për “ekpsertin” e bastoreve, ragbistin e njohur Danny Care. Ragbisti i njohur ka treguar tiketën e tij fituese të cilën e ka luajtur me 10 funta ndërsa ka fituar 2 mijë e 11 funta. Care prognozoi barazimin e Realit, Cityt, Schalkes dhe Dinamo Kievit./indeksonline/

Ja sa para i fitoi nje kosovar ne lojen Milan - Barcelona (Foto)